Flash News

E-TJERA

Shpërthim tritoli në lokalin e Noizy-t, dyshimet

Shpërthim tritoli në lokalin e Noizy-t, dyshimet

Reperit Rigels Rajku i njohur me emrin Noizy, iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij në Durrës, mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme material. Lokali rezultonte në emër të babait të reperit.

Dyshohet se kjo lidhet me një konflikti fizik që ai pati dy ditë më parë me një reper të njohur Cllevio. Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, edhe Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevio.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka  shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

Të fundit