Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sot kujtohet dalja e numrit të parë të gazetës “Flamuri Arbërit”. Ajo që ka rëndësi është fakti se për herë të parë një gazetë shqiptare apo për shqiptarët, trajtonte hapur probleme politike në faqet e saj. Politika, për herë të parë zuri vend në faqet e shtypit dhe në vitet e shekullin që pasuan, ajo u bë parësore dhe ishte një nga kushtet kryesore për të ngritur e mbajtur një gazetë.
“Flamuri Arbërit” ishte gazeta e parë shqiptare që trajtonte probleme politike dhe që binte ndesh me “politikën” e Preandorisë Osmane, Mbretërisë Greke, apo Austro-Hungarisë, të cilat e censuruan. Por De Rada shpresonte se Italia do ta ndihmonte çështjen shqiptare.
Historia e shtypit shqiptar, në gjysmën e dytë të shekullit XIX nuk ka shumë vend për gazetat shqiptare apo në gjuhën shqipe. Janë të pakta gazetat, aq sa numërohen me gishtat e dorës, dhe themeles i saj është De Rada, “babai” i gazetarisë shqiptare, ai që themeloi të parën gazetë shqiptare, në gjuhën shqipe, “L’Albanese d’Italia”.
Për sa i përket shtypit të shkruar, shqiptarët që jetonin jashtë vendit, vetëm nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, filluan të ndërgjegjësohen për botimin e gazetave, për të mbajtur gjallë tek atdhetarët e tyre ndjenjën kombëtare. Botimet e kësaj kohe janë shkruar në gjuhë të huaj italisht, frëngjisht, greqisht, anglisht, etj. Sipas historisë së shtypit, përpjekja e parë nis në 1848. Më 23 shkurt të atij viti u shfaq në Napoli « e shtypur në letër me cilësi të dobët dhe me karaktere të vjetra », numri i parë i « Albanese d’Italia », publikuar, në italisht, nga patrioti dhe redaktori shqiptar, Jeronim de Rada, i cili fillimisht realizonte gjithçka vetë, por më pas u ndihmua edhe nga studenti prej Abruzzi, Nicola Castagna. Pas traktave të Shën Stefanit dhe Berlinit, dhe copëtimit të tokave shqiptare, u formua një lidhje për mbojtjen kombëtare e mbështetur masivisht nga kolonitë shqiptare në Rumani, Itali, Egjipt dhe në SH.B.A. Shqiptarët u grupuan. Veprat e shtypura lulëzuan gjithandej. Bibla u përkthye në shqip dhe gazetat u botuan kudo.
Numri i parë i gazetës “Flamuri i Arbërit” u botua më 20 korrik 1883, në Cosenza, Itali, nga Jeronim de Rada, një nga figurat kryesore të letërsisë shqipe të shekullit të 19-të. Fillimisht gazeta ishte mujore dhe u botua vetëm në gjuhën shqipe, me një alfabet latin të shpikur nga de Rada, por në faqet e saj kishte përkthime të tjera në italisht. Në të vërtetë, kjo revistë u bë e mundur falë sakrificave personale të Jeronim De Radës, i cili ishte në të njëjtën kohë drejtor, redaktor dhe administor i saj. Ditari, i cili përmbante tema mbi letërsinë shqiptare, politikat, historinë dhe folklorin shpejt u bë popullor ndër shqiptarët dhe u shpërnda gjerësisht. Meqenëse gazeta trajtonte tema poiltike, të pavarësisë e mundësisë për të pasur një shtet shqiptar në të ardhmen, kjo gjë binte ndesh me politikat e Austrisë, Turqisë dhe Greqisë, të cilat, për arsye të ndryshme, ishin të interesuara për izolimin e Shqipërisë, si rrjedhim ndaluan qarkullimin e saj, e privuar nga shumica e abonentëve (blerësve potencialë) të saj, gazeta e De Radës u detyrua të mbyllej, Numri i fundit i njohur është i datës 15 Nëntor 1887, botuar në Kozencë (Cosenza).
Prof. Dr. Hamit Boriçi shkruan se revista "Flamuri i Arbërit" (l883-l887) është i pari organ shtypi shqiptar e mbi Shqipërinë, në periudhën e organizimit të lëvizjeve kombëtare në një stad të ri. Ndonëse u paraqit dhe nisi të botohet si fletore shoqërore, kulturore, folklorike, letrare e gjuhësoreë shpejt i kapërceu këto caqe. Krahas problemeve tė gjuhës dhe të kulturës shqipe, revista trajtoi gjerësisht edhe çështje të politikës kombëtare, duke evokuar ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit. Vetë De Rada shkroi njė varg artikujsh, si atë me titull “Ç’i duhet Shqipërisë?”, botuar me vijim në disa numra. Në të parashtrohen njė varg idesh politike me karakter programor, si domosdoshmëria dhe legjimiteti i luftës për bashkimin administrativ të Shqipërisë në një vilajet të vetëm, ku të përfshihej “gegëria, toskëria dhe viset shqiptare në Maqedoni. Ai shkoi edhe mė tej, propagandoi idenė e njė shteti shqiptar, organizuar mbi parime të drejta kombëtare e demokratike”.
Në vitin 1887 Anton Santori botoi për herë të parë në faqet e kësaj gazete pjesë nga vepra e tij më e njohur “Emira”. Megjithëse revista u zyrtarizua zyrtarisht në 1887, ajo u zëvendësua nga gazeta “Arbri i Ri”, botuar nga Zef Skiroi, i cili më vonë publikoi edhe “Flamur i Shqipërisë”.
"Politiko.al"

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38