Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Historiku i hotel ‘Vollgës’ dhe si përfundoi në duart e Emiljano Shullazit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara sot ka vënë në sekuestro ish-hotel ‘Vollgën’ në Durrës.
Kërkesa për sekuestrimin e tij është bërë nga SPAK dhe është pranuar nga Gjykata e Posaçme.
Por, cila është historia e një prej pikave më të rëndësishme të identifikimit të qytetit bregdetar.
Hoteli që në kohën e Italisë u ndërtua me emrin “Hotel dei Dogi”, më 1944 mori emrin “Majestik”, në kohën e miqësisë shqiptar-sovjetike u shndërrua në “Vollga”, “Iliria pas prishjes me sovjetikët.
Gjatë viteve të Mbretërisë zogiste për shkak të gjendjes së mjeruar të infrastrukturës, që trashëgoi Shqipëria nga shekujt osmanë, ishte domosdoshmëri zbatimi i një program ambicioz ndërtimesh publike. Krahas rrugëve, urave, shkollave, spitaleve e strehëve vorfënore, u desh të ndërtoheshin edhe godinat, ku do zhvillonin veprimtarinë e tyre organet e shtetit shqiptar, duke filluar nga ndërtesat e ministrive në Tiranë deri te bashkitë, burgjet, kazermat e depot e ushtrisë në të katër cepat e Shqipërisë.
Në 4 qershor 1939 Marina mbretërore italiane me anë të një shkrese të firmosur nga Riccardo Paladini me gradën Admiral skuadre konfirmon blerjen e truallit të ndërtesës së pa përfunduar të komandës së marinës shqiptare.
Për nevoja politike, komanda e marinës në 30 shtator 1939 vendoset në zyrat e ndërtuara nga firma Mazzorana për ish-administratën portuale, ndërsa ndërtesa ende e papërfunduar do të përshtatet për hotel luksoz.
Në vitin 1949, në kuadrin e miqësisë sovjeto-shqiptare hotelit iu vu emri “Hotel Vollga”. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin sovjetik hotelit iu hoq emri “Vollga” dhe për një kohë të gjatë deri në fillimin e viteve 70-të ai u la pa emër. Më pas u pagëzua me emrin “Iliria”. Ndryshimet e vitit 1990 e gjetën hotelin në gjendje të rënduar, me gjithë punimet restauruese dhe ndërhyrjet në nyejt hidrosanitare të kryera në fillim të viteve 80-të. Gjatë dy tre viteve të para të demokracisë, hoteli e vazhdoi veprimtarinë e tij si hotel kurse për herë të fundit shërbeu si strehim për refugjatët kosovarë në pranverën e vitit 1999. KKRT-ja e Bashkisë Durrës në shtator të vitit 2009, duke e vlerësuar hotelin si trashëgimi arkitekturore të qytetit, kundërshtoi një kërkesë për prishjen e hotelit dhe ndërtimin në vend të tij të një pallati 22-katëshe.
Si përfundoi në duart e Emiljanoi Shullazit
Historia e hotel ‘Vollgës’ daton nga viti 2003 kur me vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i njihet trashëgimtares së ligjshme, Alie Fortuzi. Por kjo trashëgimtare e mbetur e Fortuzëve që komunizmi i kishte shpronësuar si bashkëpunëtorë të pushtuesve ishte në moshë dhe në gjendje të keqe fizike. Ndaj ajo vendosi t'ia dhurojë pronën e fituar njeriut që ishte kujdesur për shëndetin e saj, shtetasit Zamir Hasa, pas vdekjes së saj, por këtu nisin edhe ngërçet e para.
Në të njëjtën ditë me regjistrimin në Hipotekë të pronës në emër të Alie Fortuzi, rezulton se ajo i është shitur shtetasit arab Mohamad Abdullah Bavazer. Dhe prej nga ky moment nis procesi që fut në lojë Emiliano Shullazin.
Trashëgimtari Zamir Hasa, vendos të ndjekë rrugën gjyqësore duke pretenduar se prona është regjistruar në Hipotekë në mënyrë fiktive. Procesi zgjati gati 10 vjet.
Në kohën që Gjykata e Lartë në 10 korrik 2013 me vendim të ndërmjetëm kishte urdhëruar pezullimin e regjistrimit të shënimit të emrit të shtetasit arab në kartelën e pasurisë, gjykata e Durrësit, në një tjetër proces, i njeh të drejtën e pronësisë shtetasit arab Mohamad Bavazer.
Me këtë vendim njohjeje pronësie, ky i fundit e regjistron pasurinë e paluajtshme të ish-“Vollga” në emër të kompanisë “Suadi Brother’s Commercial Company”, në të cilën ishte vetë ai administrator. Pasi është bërë pronar i ligjshëm, “Suadi Brother’s Commercial Company”, në nëntor 2014, ia shet një pjesë të pasurisë për shumën 670 mijë eurove dy personave që dyshohen se kanë bërë thjesht dhuruesin fiktiv të emrit: Fejzi dhe Marjeta Kodra.
Mbi bashkëshortët Kodra ka dyshime për mundësitë e tyre financiare për shpenzimin e një shume të tillë. Këtë akt e bënë më të dyshimtë edhe një fakt tjetër: ata vendosin që një muaj pas blerjes ta dhurojnë pronën e tyre.
Familjarët Kodra, ashtu si edhe “Suadi Brother’s Commercial Company” me përfaqësues Ylvi Beqja, në dhjetor 2014, nënshkruajnë kontratën e dhurimit, në bazë të të cilës të gjithë të drejtat pronësore të tyre, ia japin pa asnjë shpërblim Emiljano Shullazit. Ndërkohë në këto kontrata nuk kishte asnjë arsyetim se përse ishte bërë ky dhurim dhe se pse ishte zgjedhur Emiljano Shullazi, për të trashëguar këtë godinë simbolike të Durrësit.
Shullazi, aktualisht ndodhet prej ditësh i izoluar në regjimin special '41-BIS'.