Flash News


Kosova

Kurti para takimit me Vuçiç: Jam për dialog parimor, synoj bisedime për marrëveshje

Kurti para takimit me Vuçiç: Jam për dialog parimor, synoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç që do të zhvillohet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se sot në takimin trilateral do ta bëjë më të mirën për Kosovën. Kurti po ashtu u shpreh se është për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë me marrëveshje.

 “Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje.

Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Të fundit