Flash News

KRYESORE

Kroacia del kundër ndryshimit të kufijve: Do ketë efekte destabilizuese

Kroacia del kundër ndryshimit të kufijve: Do ketë efekte

Kroacia është shprehur kundër ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një reagim për emisionin ‘Frontal’, Ambasada e Kroacisë në Prishtinë ka deklaruar se ndryshimi i kufijve do të vendoste precedentë që mund të sjellin efekte destabilizuese për të gjithë rajonin.

Në reagimin e ambasadës thuhet se mbështet dialogun midis dy shteteve me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian.

“Ne nuk besojmë se ndonjë ndryshim kufitar do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm. Përkundrazi, do të vendoste precedentë, të cilët mund të shkaktojnë probleme shtesë sesa zgjidhje. Së fundmi, me siguri do të kishte efekte destabilizuese në kuadrin më të gjerë rajonal Ne mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndihmuar nga BE dhe ne shpresojmë në një progres të shpejtë të procesit”, thuhet në reagim.

Të fundit