Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i PS del kundër aktit normativ të qeverisë: Shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duket se ka dalë kundër aktit normativ të qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe organizimeve të dasmave dhe gëzimeve familjare, ndonëse në kohë pandemie.

Në një reagim, në rrjetet sociale, Ndreu del pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë dhe shkruan se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.

“Jam pro shqetësimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkodër, Tirane, Durres, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thotë këtë dhe ate.

Po dakord, po njëlloj per te gjithë. Ose nje protokoll me numër te limituar pjesëmarrësish, sepse është shume e rende ti ndalosh dasmën tjetrit. Ata qe i shkruajnë ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmën...”, shkruan Ndreu.

Të fundit