KRYESORE

Kupa: Kukësi kualifikohet me mori golash, Partizani e Luftëtari bëjnë detyrën

Kupa: Kukësi kualifikohet me mori golash, Partizani e Luftëtari

Kukësi, Partizani dhe Luftëtari janë 3 ekipet e para që janë kualifikuar në Kupën e Shqipërisë. "Big"-ët e Superiores nuk kanë zhgënjyer duke kaluar turin përballë kundërshtarëve të tyre modest.

Verilindorët kanë thyer rekord, pasi kanë fituar me rezultatin 6-0 në ndeshjen e luajtur në Kamzë kundër Shkumbinit. Sulmuesi Markovanbasten Çema ka shënuar tripletë, ndërsa Domi, Daku dhe Rrashu i janë bashkangjitur me nga një gol secili. Rezultati i përgjithshëm i dy takimeve është 9-1 (1-3, 0-6).

Partizani ka bërë detyrën duke fituar minimalisht kundër Vorës me rezultatin 1-0. Mesfushori Bruno Telushi vendosi sfidën me golin e tij nga penalltia. Të kuqtë u kualifikuan në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-0 (0-3, 0-1).

Luftëtari ka vuajtur më shumë, por ja ka dalë mbanë me rezultatin 2-1 ndaj Turbinës. Rrapo dhe Angelmo realizuan për t;i dhënë fitoren bluzinjëve që prekin turin tjetër. Ata eliminuan cërrikasit me rezultatin 3-1. (0-1, 2-1).

Të fundit