Flash News

KRYESORE

La pas dere diplomatin Kuko, hakmerret ambasada, nuk pasqyron takimin e Ramës me Merkel

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Angela Merkel, ku ai la jashtë ambasadorin shqiptar në Berlin, Artur Kuko.

Gjesti i kryeministrit nuk është përfillur mirë nga ambasada shqiptare në Gjermani, e cila nuk ka publikuar asnjë informacion rreth takimit të Ramës, as në faqen zyrtare, as në Facebook apo në Twitter. Kryeministri preferoi të shoqërohej nga ministri Gent Cakaj dhe drejtori i komunikimit, Endri Fuga nga frika se mos mesazhet e forta dalin në publik.

Ambasadori Artur Kuko është një diplomat me eksperiencë në diplomaci, që ka punuar me të gjitha qeveritë në Tiranë. Verën e kaluar, ai u propozua nga mazhoranca për të qenë ambasador i vendit, mirëpo ende duket se nuk eshte kthyer ne nje 'vegel' te kryeministrit shqiptar.

Qëllimi i vizitës së kryeministrit ishte bindja e Gjermanië për të dhënë një "Po" për hapjen e negociatave, megjithatë raportimet e fundit thonë se Berlini zyrtar do të pranojë pjesërisht hapjen e negociatave me 9 kushte shtesë.

Të fundit