Flash News

KRYESORE

Lubonja: Opozita iu dorëzua sistemit, ka bërë vetëm rolin e fasadës

Lubonja: Opozita iu dorëzua sistemit, ka bërë vetëm rolin e

Analisti Fatos Lubonja mendon se opozita e bashkuar ka disa kontradiksione në retorikën e saj. Ai analizon marrëveshjen me shumicën, ndërkohë që mendon se opozita është dorëzuar përballë sistemit.

“Opozita e ka denoncuar Edi Ramën se ka lidhje me krimin dhe prandaj nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Kështu ka thënë opozita. Kjo opozitë donte qeveri teknike. Opozita tha se me protesta masive do të rrëzojë Edi Ramën dhe do të sillte qeverinë teknike. Unë mendoj se kemi ndryshim kursi. Ka kundërshti. Na del një term i rëndësishëm që quhet reformë zgjedhore.”, tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News 24.

Ai nuk mendon se reforma zgjedhore do të rregullojë gjithçka në Shqipëri.

“Aksioni që bëri opozita ishte pozitiv sepse bindi ndërkombëtarët që këtu kemi të bëjmë me një regjim. Mendoj se opozita ka edhe retorikë. Këtu kemi të bëjmë me një dorëzim të opozitës ndaj sistemit. Kjo opozitë tha se do ta rrëzojmë sepse Rama është ilegjitim, kurse tani na doli reforma zgjedhore që u rrëzuaka me rrugë institucionale. Bylykbashi tha se kriza po thellohet, atëherë pse duhet të flasim për negociata, sa kohë nuk i meritojmë. Opozita ka bërë vetëm rolin e fasadës”.

Të fundit