Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryeministri Rama çeli të shtunë fushatën elektorale njëpartiake, për herë të parë që nga fundi i viteve '80, kur vendi ishte ende nën regjimin komunist. Edhe pse janë disa parti të reja, të vogla, të ricikluara apo të stërmunduara, një nga një apo të gjitha bashkë, ato nuk të lënë tjetër përshtypje veç të 'organizatave satelite' të Partisë së Punës si Bashkimet Profesionale, Fronti Demokratik, Rinia etj.
Nuk është sall kjo që e bën 30 qershorin e z. Rama të ngjajë me një kohë të dalëboje dhe së cilës akush nuk do t'ia shohë më bojën: komunizmin. Kryetari i Partisë Socialiste kërkon të zhdukë (së jashtmi) diferencat mes logove, partive, traditave dhe njerëzve. Ai i është futur utopisë së rrezikshme të barabitjes së të pamundurave.
E ka bërë këtë hapur krejt, në fillim me anë të një letre të shtatë (ditën e shtatë Rama krijoi barazinë!!!), me anë të së cilës i drejtohej jo kryetarit kundërshtar, pro grigjës së tij demokrate. I ftonte, me butësinë e një qingji që kërkon të pijë dy nëna, të votojnë për të. Të mosh shkojnë pas berihait. E kapërcime të tjera, në një tekst që, edhe pse don të shtiret si i 'shoqërisë së hapur', i 'mendjes së hapur', i 'ideologjive të hapuara', 'dyerve të hapura', nuk bën gjë tjetër veç shënon mbi derën prej nga niset fjalët UZURPATOR.
Pse e bën Rama këtë? Do të ishte një pyetje shterruese në kureshtje, por jo e tillë në konfirmim. Më së pari, ai pasi mbolli farën e luftës anembanë territorit politik, gjeografik e shoqëror të Shqipërisë, në rolin e rigjetur të shejtan-budallait kërkon të hedhe supeve gunën e pajtuesit të madh, e liderit të kompromisit dhe dialogut, e bashkuesit të brendshëm dhe atij kombëtar (kujtoni retorikën e ngjeshur e bashkimit me Kosovën). E nisi me gjashtë letra për kundërshtarin politik në krye të opoziës, duke kërkuar dialogun, edhe pse rrugën drejt tij, të paktën me tekst, e kishte mbjellë me mina të telekomanduara, me të cilat hidhte në erë kundërshtarin dhe idenë e dialogut, edhe në ndërkohën që lexonte sermonët pajtues të të gjithë shenjtëve.
Letrën e shtatë (nuk është çudi ta ketë kapur një sindromë siZotëse [God like] ia drejtoi 'popullit të Izraelit', edhe pse për gjashtë vjet, me qeshje e ngjeshje, ia kishte fikur në ballë këtij populli cigaret e një dhune të përhershme, me mendim, polici mendimi dhe lleshazinj të gazit e helmit.
Së dyti, z. Rama kërkon të arkivojë, te ambasadorët në Tiranë dhe komuniteti ndërkombëtar në gjerësi, serialin e përpjekjeve për dialog dhe dështimin, jo për faj të tij. Përpjekjet e Rilindjes, që nga fillimi e deri më tash, janë përqendruar te e njëjta diademë retorike: 'Mbama këtë kopil, sa të thërras atë k@*&#!'. Në vitin e gjashtë të sundimit politik, me opozitë jashtë Parlamentit, pushtet në shumicën e bashkive, institucionet e kapura, drejtësinë e çuar nga sëmundja në paralizë, Rama dhe të tijtë vazhdojnë të pompojnë ajër publik i cili lexon: harrojeni të tashmen dhe të ardhmen, e shkuara, te e shkuara gjendet e zeza dhe faji për të sotmen dhe të ardhmen.
Kjo bëhet, sërish me diabolizëm, për të fshehur hiçmosgjënë që ka akumuluar në arkat individuale dhe magjen e shtetit gjatë këtyre gjashtë viteve.
Në këtë vakuum Edi Rama, edhe në letrën e shtatë, edhe në mitingun e parë të fushatës së parë njëpartiake që nga rënia e komunizmit, i fut në një thes të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë, duke u bërë thirrje kundërshtarëve që të bëhen me të. Kjo është mënyra e tij e vetme për të legjitimuar veten dhe votimet e 30 qershorit. Që tani do të fillojë të flasë, për një popull në mes dhe në të djathtë, që nuk shkon pas Lulit, por kalon nga logjika (e cila është në anën e Kryeministrit!!).
Nëse nga kutitë dalin vota më shumë se pjesëmarrës, është pikërisht për të fabrikuar 'anketën e re' të kutive sipas së cilës populli, edhe demokratët, e braktisën të djathtën dhe u bënë me të.
Kjo është fasada e re që do ndërtojë gjatë këtij muaji fushate, ky është 'fshati Potemkin' banerin e madh lëvizës të të cilit Rama do e parakalojë te Rruga e Ambasadave dhe nëpër ekranet e mëdha të njerëzve të tij në media.
Historia gjithmonë ofron ngushëllimet e saj: të gjithë ata që janë munduar të zhdukin diferencat kanë rënë me kokë mu në abysin e dallimeve. Kujtoni komunizmin dhe nacional-socializmin. Në një shkallë ku e ku më të vogël, edhe vetë Rama, që tentoi drejt fashitjes së dallimeve (Përtej së majtës dhe të djathtës), dështoi. Vetëm radikalizimi, që i thekson dallimet, e shpëtoi (E vetmja rrugë!; [ne jemi] Drejtimi i duhur).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38