Flash News

KRYESORE

"Nuk ishte viktimë e pakujdesisë", kolegët flasin të përlotur për mjekun që ndërroi jetë nga COVID-i: Vinte me maskë në punë që nga janari

"Nuk ishte viktimë e pakujdesisë", kolegët flasin

Mjeku Arjan Pushi, i prekur me Covid-19, ndërroi jetë sot ndërsa trajtohej në Spitalin e  Infektivit.  Të përlotur për humbjen e tij, kolegët e Pushit tregojnë për “News 24” se mjeku nuk ishte viktimë e pakujdesisë, por thjesht e rastësisë.

Mjeku Polikron Pulluqi tha se mjeku Pushi ishte i kujdesshëm për shkak të pandemisë, dhe se shkonte në punë me maskë që prej janarit. Sipas tij, humbja e Arjanit është e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për kolegët e tij.

“Kishim gati 40 vite njohje. Humbja e Arjanit është e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për Hematologjinë. Ai ishte një pedagog i vjetër, kishte vite për të dhënë nga vetja. U nda nga jeta për shkak të COVID. Nuk është viktimë e pakujdesisë, ai ka përdorur maskë që në janar, ka qenë shumë i kujdesshëm. Por është një viktimë e rastësisë. U them njerëzve të mbrohen sepse virusi është i padukshëm, është i pabesë, mos takoni njeri, harrojeni edukatën, mbani distancën, mbani maska. Jemi të frikësuar, por jemi mësuar. Unë do vijë të shërbejë në spital, edhe pse e di se një pjesë e pacientëve mund të jenë me COVID-19. Por kjo është puna ime. Askush se di se ku merret COVID”, tha ai.

Ndërkohë, mjekja e Hematologjisë Adela Perolla tha se humbja e tij ishte e madhe për familjen, por dhe për kolegët.

“Kam qenë specializantja e tij. Mik i mirë. Humbja e tij është shokuese. Për më tepër që i njohim jo vetëm si kolegë, por dhe familjen e tij. Është tmerrësisht e rëndë. Të thuash ngushëllime është e pakët, fjalët nuk zënë vend. Kemi humbur kolegun tonë, mikun tonë. Njeriun që kam 20 vite që punoj në shërbimin e Hematologjisë. COVID është i rrezikshëm, duhet të mbrojmë familjen. Unë jetoj vetëm, që prej 8 marsit”, tha ajo.

Të fundit