Flash News

KRYESORE

Pedagogu mbështetës i Bashës ka një kritikë për të: Ke përgjegjësi, duhet të ndalësh puçin Kushtetues

Pedagogu Romeo Gurakuqi, mbështetës i hapur i kauzave të opozitës, ka kritikuar së fundmi qëndrimin e Partisë Demokratike për procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës.

Ndonëse e quan “Republika e rënë”, Gurakuqi kërkon përfshirjen e opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi në këtë mënyrë do të mund të ndalte puçin Kushtetutes të mazhorancës ndaj stabilitetit të vendit.

Sipas Gurakuqit, mazhoranca po vepron në mënyrë klandestine me zgjedhjen e kreut të shtetit, i cili rrezikon të dalë nga mënga e drejtuesve të konsorciumit qeverisës.

Reagimi i plotë i Romeo Gurakuqit:

Mënyra klandestine e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës: tregues i shmangies së plotë nga origjina e fillimit të legjitimitetit dhe sovranitetit; Sovrani tashmë është një vëzhgues i pafuqishëm, para Vullnetit, Llogaritjeve të Padukshme të Zotave të Qeverisë;

Procedura dhe Transparenca e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk i përket më Syrit të Publikut, por mbetet e drejtë ekskluzive e Drejtuesve të koorporatave politike dhe financiare, diktatit të tyre të dhunshëm; Republika tashmë edhe në formë, pa maska, është një sundim i hapur dhe i qartë i oligarkive partiake, të cilat nuk kanë as respektin minimal ndaj publikut, për t'i dhënë hapësiren reale për garë të personaliteteve të botës shqiptare, për postin më të lartë të drejtimit të Shtetit.

Po përgatitet të dalë nga mënga e drejtuesve të konsorciumit qeverisës, në djegie të etapave të procedurës, Kreu i fundit i Republikës së rënë tashmë.

Ajo që më bën më shumë çudi është pozicioni i koalicionit opozitar: Skemi punë me këtë proces, ai i përket Edi Ramës dhe Ilir Metës!!! Vërtetë?! Nuk është kjo një çështje publike e interesit parësor, që Opozita duhet dosmosdoshmërisht ta ndalë, me çdo çmim dhe kosto, si një puç kushtetues ndaj stabilitetit të vendit?!

Të fundit