POLITIKOFF

1 vit pas vdekjes tragjike të Kobe dhe Gigit: Dhimbja është e paimagjinueshme

1 vit pas vdekjes tragjike të Kobe dhe Gigit: Dhimbja është e

Para 14 muajve Kobe Bryant dhe vajza e tij Gigi (Gianna) ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik me aeroplan.

Së fundmi, Vanessa Bryant ka pozuar për "People" ku ka treguar dhe për dhimbjen e mungesës së dy personave të saj të shtrenjtë.

1 vit pas vdekjes tragjike të Kobe dhe Gigit: Dhimbja është e

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.

1 vit pas vdekjes tragjike të Kobe dhe Gigit: Dhimbja është e

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta përshkruar është se Kobe dhe Gigi më motivojnë që të vazhdoj përpara. Ata më frymëzojnë që të provoj më fort dhe të bëhem më mirë çdo ditë. Dashuria e tyre është e pakushtëzuar dhe ata më motivojnë mua në shumë mënyra të ndryshme."

“Dua t’i bëj Kobe, Gigin, Natalian, Biankan dhe Caprin krenarë”, përmbyll intervistën e veja e Kobe Bryant.

Të fundit