Flash News

KRYESORE

“Portokalli” nuk vazhdon dot më me ‘Ditarin e Krantinës’

Emisioni i përjavshëm i humorit në Top Channel “Portokalli” pas masave të marra nga qeveria, vendosi që të vinte me një variant të ri me “Ditari i Karantinës”. Të dielën që lamë pas ishte dhe puntata e parë e këtij versioni, mirëpo paska qenë dhe e fundit.

Në një njoftim në faqen zyrtare të emisionit në Instagram u bë e ditur se “Portokalli” do të vazhdonte, por në një version shumë aktual. Në versionin e ri, silleshin numra dhe skeçe nga aktorët nga shtëpitë e tyre, por kjo gjë është anuluar tashmë.

“Publik i dashur i Portokallisë, kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto kushte, si të gjithë shqiptarët, ne kemi vendosur të mendojmë së pari për mirëqenien e trupës  dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i pamundur. Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të paimitueshëm. Projekti jonë i vetëm është ai i “TCH”, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Ju duam shumë. Stafi i Portokalli.”- shkruhet në njoftim.

Të fundit