Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rama ‘flirt’ me deputetët e opozitës së re: Të reagojmë se presidenti është çmendur
Kryeministri Edi Rama, nga Divjaka la të kuptohet se nesër Parlamenti mund të votojë shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kreu i qeverisë, duke folur me tone të larta, tha se vendimi i Metës është i paprecedentë dhe i papërgjegjshëm, ndërkohë që shtoi se “....parlamenti ka të drejtën të reagoj sa herë që presidenti çmendet”.
Me këto argumenta, ai duket se dërgoi edhe një mesazh për deputetët e opozitës së re, që të mbështesin nismën e Partisë Socialiste.
“Akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur plotësisht të gjithë planin. Na ka bërë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Ne kemi bërë shumë, por jo aq sa do të donim. Jo të gjitha që kemi bërë janë bërë mirë, por kemi pasur momente jo të këndshme për ne… Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes në botë, firmos e firmos. Në logjikën e Metës nëse bota do firmos. Në logjikën e Metës nëse bota do zhbëhej, nuk do kishte më shtet, do bëhej e tërë bota një rrumpallë. Kjo do mbetet një vepër papërgjegjshmëri. E cila nuk mund të pranohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e presidentit të Republikës. Përsa kohë parlamenti ka të drejtën të reagoj sa herë që presidenti çmendet”.
Shkarkimi i presidentit kërkon më së paku 93 vota në Kuvend. Në kushtet e pamjaftueshmërisë së votave, mazhorancës do t’i duhet të fitojë edhe mbështetjen e deputetëve të opozitës parlamentare.