Flash News

KRYESORE

Rama ‘ndau’ hesapet me Valdrin Pjetrin, reagon PD: Heshti për 11 ditë, tani përsërit filmin me Elvis Roshin

Rama ‘ndau’ hesapet me Valdrin Pjetrin, reagon PD: Heshti për

Pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili pak më parë u shpreh se derisa të vërtetohet pafajësia e Valdrin Pjetrit, PS i ka rrugët të ndara me të, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Në Facebook, Bardhi shkruan se Rama heshti teksa e emëroi Pjetrin drejtor hipoteke dhe prefekt, ndërsa tani sipas Bardhit kryeministri po bën një ‘lojë me larje duarsh’

Shënimi i Bardhit

Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.

Të fundit