KRYESORE

Renditja në Superligë, Tirana sot vlen më pak se para 2 vitesh

Renditja në Superligë, Tirana sot vlen më pak se para 2 vitesh

Skuadra e Tiranës aktualisht vlen 4.15 milionë euro në merkato. Bëhet fjalë për vlerësimet që bën sajti i specializuar Transfermarkt, ku Tirana renditet e treta për nga vlera në Kategorinë Superiore, pas Partizanit dhe Kukësit.

Me shifrën aktuale i bie që Tirana ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vlerë totale, nga 3.7 milionë euro në rreth 4.15 milionë euro. Skuadra tani ka lojtarë që vlejnë shumë, sepse e kanë pasur mundësinë të shprehin veten, por në fakt janë shumë larg shifrës së 4.8 milionë eurove të gushtit 2018.

Arsyeja e kësaj diference me vitin 2018 është se presidenti Halili ka larguar lojtarë, të cilët bashkë e kalojnë shifrën 1.5 milionë euro. Lojtarët më të shtrenjtë të Tiranës janë Elton Kale me 450000 euro, Agustin Torasa dhe Idriz Batha, secili nga 350000 euro.

Të fundit