Flash News

KRYESORE

Sërish dhunë në stadiumet shqiptare, tifozët e Tiranës grinden me njeri-tjetrin

Sërish dhunë në stadiumet shqiptare, tifozët e Tiranës

Pas ngjarjes se Korçës, ky tifozët e Partizanit u rrahën më ata të Skëndërbeut, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në ndeshjen e javës së tretë mes Kukësit dhe Tiranës, që po zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

Mbështetësit e Tiranës, ‘Tirona Fanatiks’ janë parë duke u grindur me njëri tjetrin pas përfundimit të pjesës së parë, ku mes tyre u raportua edhe për disa të plagosur lehtë.

Sherri mes tyre erdhi pas thirrjeve të grupit Fanatics kundër presidentit te Tiranës Refik Halili. Disa prej tifozëve mbase nuk ishin dakord me ato thirrje dhe mes tyre lindi sherri duke sjellë edhe goditjen mes vetes. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Kukësin.

Pritet që federata të marrë masa ndaj dy klubeve, ku rregullorja e Komisionit të Disiplinës parashikon sanksione nga gjoba deri tek mbyllja e stadiumeve deri në 5 ndeshje, ashtu siç ndodhi me klubet e Skënderbet dhe Partizanit.

Të fundit