Flash News

KRYESORE

Vrasja në Krujë, Dom Gjergj Meta mesazh prekës për njërin nga viktimat: Më fal që nuk munda me mbërritë në kohë...

Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Krujën, ku dy vëllezër, Gramoz dhe Xhontil Bardhi u vranë me armë zjarri për motive hasmërie.

Meta publikon një foto me njërin prej vëllezërve, me të voglin, Xhontilin, të cilin i dedikon një postim prekës.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...

Lamtumirë Gjoni i mirë!

Lutju Zotit për ne!”, shkruan Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit.

 

Të fundit