Flash News

KRYESORE

“5 mijë lekë një foto çifti”, Mazniku hedh poshtë zërat se do ngrihet kullë te Kopshti Botanik

“5 mijë lekë një foto çifti”, Mazniku hedh

Nënkryetari Arbjan Mazniku deklaroi se i vetmi interes i Bashkisë së Tiranës ka qenë që në vendin ku ndodhet Kopshti Botanik ,të kenë akses edhe qytetarët.

“Një pjesë e madhe e territorit të parkut nuk është i mbajtur, ka degraduar. Ai është kthyer në një vend ku rojet marrin 5 mijë lekë për çdo çift që bën foto. Ne duam të ruajmë funksionet e universitetit, por të sigurojmë edhe akses për qytetarët, që të mund të shikojnë bimët e Shqipërisë, përpos se t’i ruajmë, do ishte mirë që qytetarët t’i njohin”, tha Mazniku në emisionin “real Story”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shans që Kopshti Botanik të shndërrohet në një vend ku të ngrihen kulla betoni.

“Të njëjtën gjë që kemi bërë te Liqeni, me atë park, duam ta kthejmë edhe Kopshtin Botanik. Ne si bashki s’kemi të drejta pronësie, por vetëm përdorimi, pasi universitetet janë pronë e shtetit shqiptar. Universiteti dhe Bashkia të kenë mundësi bashkë-administrimi. Gjasat për kullë janë zero”, përfundoi ai.

Të fundit