Flash News

KRYESORE

A kanë pësuar dëme zyrat dhe stafi diplomatik nga tërmeti? Si përgjigjet Soreca

A kanë pësuar dëme zyrat dhe stafi diplomatik nga tërmeti?

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha në një deklaratë për mediat se vendet evropiane do të mbështesin Shqipërinë e prekur nga tërmeti dhe për këtë ka nisur puna me ekspertë të huaj që prej të martës që kaloi.

Megjithatë, i shoqëruar në konferencë edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Peter Glerum, drejtues i ekipit të mbrojtjes civile të BE, Soreca u pyet edhe nëse zyrat dhe stafi i BE në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u përgjigj se çdo gjë është në rregull, ndonëse të tronditur.

“Të gjithë janë të sigurt, brenda pak orësh i gjithë stafi është në gjendje të mirë, të tronditur pa dyshim dhe më pas kaluam te pjesa më e rëndësishme, te çështja e popullit shqiptar e nevojat e tyre. Kemi parë historitë e jetëve të humbura, por edhe dëmet materiale të shumta”, tha ambasadori i BE.

Të fundit