Flash News

KRYESORE

A mund të infektohem me koronavirus nëse marr një pako nga Kina?

A mund të infektohem me koronavirus nëse marr një pako nga Kina?

A mund të infektohem me koronavirus nëse marr një pako nga Kina? Është një pyetje legjitime, për shumë njerëz në gjithë botën të cilët përdorin Internetin për të blerë produkte të ndryshme nga Kina. Por zyrtarët e "Shëndetit Amerikan" thanë të hënën se nuk ka prova që të mbështesin transmetimin e koronavirusit përmes mallrave të importuara.

"Në përgjithësi, për shkak të mbijetesës së dobët të këtyre koronaviruseve në sipërfaqe, ka shumë pak të ngjarë që të përhapjet nga produktet ose ambalazhet që dërgohen, të cilat duan ditë dhe javë të arrijnë në destinacion," u shpreh në një konferencë për shtyp Dr. Nancy Messonnier, drejtoreshë e  "Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Qendra për Imunizimin dhe Sëmundjet e frymëmarrjes".

Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por simotrat e tij, SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

Burimi: The Mercury News

Të fundit