Flash News

KRYESORE

Afro 13 milionë të infektuar dhe rreth 600 mijë të vdekur me COVID-19 në gjithë botën

Të dhënat më të fundit të përditësuara rreth situatës së koronavirusit në të gjithë botën, flasin për rreth 13 milionë të infektuar dhe me rreth 600 mijë raste të humbura (viktima të COVID-it).

12 milionë e 954 mijë e 85 raste janë regjistruar me koronavirus në gjithë botën që prej fillimit të pandemisë globale. Nga këto, 4 milionë e 836 mijë e 664 raste janë aktive e afro 8 milionë e 200 mijë raste janë mbyllur.

Ndërkohë vetëm sot janë regjistruar 120 mijë e 580 raste të reja në gjithë botën dhe 2474 vdekje me COVID-19.

Siç vërehet edhe në tabelën e WorldMeters, situata e COVID-19 ka një trend rritjeje të rasteve të reja edhe vdekjeve, duke riaktivizuar vatra të reja "të kuqe". Ndër to përfshihet edhe Shqipëria, e cila ka një numër të lartë infektimesh në krahasim me popullsinë. Vetëm sot janë regjistruar 83 raste të reja dhe katër vdekje, duke e çuar kështu numrin total të të vdekurve me COVID-19 në 93.

Të fundit