Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në Peqin, ndërron jetë babai i ish-kryetarit të komunës Gjoçaj

Aksident me vdekje në Peqin, ndërron jetë babai i ish-kryetarit

Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas burimeve zyratare, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin. 77-vjeçari nuk ka arritur t'iu mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Viktima mësohet se është shtetasi Xhelal Toli, babai i ish-kryetarit të komunës Gjoçaj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Të fundit