Flash News

KRYESORE

Aksident pranë Fakultetit të Shkencave, automjeti përplas 20-vjeçaren

Aksident pranë Fakultetit të Shkencave, automjeti përplas

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme ne kryeqytet, ku një 20-vjeçare është përplasur nga një makinë në Bulevardin "Zogu i Parë".

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dhe vajza ka qenë duke kaluar rrugën ndërkohë që drejtuesi i automjetit, 21-vjeçari me inicialet SH.H e ka përplasur.

Sipas policisë, vajza me inicialet M.L., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit