Flash News

KRYESORE

Aksion si në filma për arrestimin e vlonjatit të rrezikshëm, i shumëkërkuari për vrasje hapi zjarr ndaj RENEA-s   

Aksion si në filma për arrestimin e vlonjatit të rrezikshëm,

Është arrestuar një person i shumëkërkuar për vrasje dhe i dënuar me 25 vjet burg në Vlorë.

Aksioni për arrestimin e tij nuk ka qenë aspak i lehtë për policinë dhe RENEA-n, pasi 47-vjeçari ka bërë rezistencë duke hapur zjarr ndaj policisë, por mbeti vetë i plagosur në këmbë.

"Forcat speciale Renea, në bashkëpunim me DVP Vlorë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05  kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Hoshtima".

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë  të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për "Vrasje me paramendim".

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018,  Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike"", ka sqaruar policia.

Të fundit