Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aktorja e ‘Portokalli’ i kërkon Veliajt dorëheqjen e drejtoreshës së Teatrit Eksperimental: E paaftë që ushtron komunizëm në punë
Aktorja e ‘Portokalli’, Delinda Zhupa i ka kërkuar Erion Veliajt që të shkarkojë nga detyra drejtoreshën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, Jonida Beqo.
Beqo u emërua në këtë post nga Mirela Kumbaro, në vend të Kiço Londos.
Në një postim në rrjetet sociale, aktorja e njohur kërkon që drejtoresha të largohet nga ky pozicion pasi sipas saj është e paaftë dhe po ushtron komunizëm.
“Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë Nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë, fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla vetë, që të mbush CV. Se në Amerikë ka recituar vetë, ka punuar vetë si kostumografe. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje bashkisë të vër një drejtues të duhur”.– shkruan Delinda në Insta Story.