Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane njoftim për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria

Ambasada Amerikane njoftim për qytetarët amerikanë që duan

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit amerikan që jetojnë në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se Ambasada po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

🇦🇱 | Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetar amerikan apo Rezident Ligjor i Përkohshëm dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni këtu: https://bit.ly/2Upn52A

Të fundit