Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ripërsërit thirrjen për formimin sa më parë të qeverisë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ripërsërit thirrjen

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka bërë thirrje partive Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të gjejnë marrëveshjen dhe të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re në Kosovë.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett qëndroi për më shumë se një orë në zyrat e LDK-së, ku bisedoi nga afër më fytyrat kyçe të partisë, Isa Mustafën dhe tre nënkryetarët, Agim Veliun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin.

Ambasada i qëndron deklaratës së lëshuar më 26 dhjetor, ku u kërkoi udhëheqësve politikë në vend, formimin e qeverisë së re në mënyrë që sa më shpejtë të përmbushet mandati i votuesve.

Ndërsa dy partitë që morën më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shtuar presionin për dorëzimin sa më të shpejtë të propozimit për mandatarin.

Të fundit