Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA zbardh takimin me Ahmetajn, Kim: Të përdoren me efikasitet burimet në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Ambasada e SHBA zbardh takimin me Ahmetajn, Kim: Të përdoren me

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbardhur takimin e ambasadores Yuri Kim me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Sipas statusit të ambasadës, Kim i ka nënvijëzuar Ahmetajt që të përdoren me efikasitet burimet në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim”, sqaron ambasada.

Të fundit