Flash News

KRYESORE

Analisti: Kryeministri, 8 ministra dhe 3 kryebashkaik e nisin javën me mbledhje partie në orarin zyrtar

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste e cila u mbajt paraditen e sotme. Krasniqi thotë se e hënëa është dita e kthimit në punë pas pushimeve dhe 99% vrapojnë për në punë ndërsa 1% vrapon për në parti.

Krasniqi shkruan në Twitter se kryeministri, tetë ministra dhe tre kryebashkaik, paguhen me taksat tona, por e nisin javën me mbledhje partie në pikun e orarit zyrtar.

“Ditë e hënë, dita e kthimit në punë pas pushimeve. 99% vrapojnë për në punë, 1% vrapon në parti. K/ministri, 8 ministra, 3 kryebashkiakë -paguhen me taksat tona, por e nisin javën me mbledhje partie në pikun e orarit zyrtar. Vijon tradita: e para partia, pastaj shteti e ligjet”, shkruan Krasniqi.

 

Të fundit