Flash News

KRYESORE

Anastas Angjeli: Brenda PS-së ka probleme, çfarë duhet të kemi parasysh

Anastas Angjeli: Brenda PS-së ka probleme, çfarë duhet të

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli i ftuar në emisionin “Vila”, në News 24, është pyetur nga studentët e “Këndit të Ekselencës” në lidhje me situatën aktuale polititke.

I pyetur në lidhje me problemet e Partisë Socialiste dhe çështjen e Samir Tahirit, Angjeli u shpreh se brenda familjes së madhe të gjithë shqetësohen kur ka probleme.

“Partia Socialiste ka probleme të veta, por duhet të kemi parasysh të vërtetën me opinionbërësit. Duhet të jemi më të ftohtë për akuzar që bëjmë. Politika shqiptare prej më shumë se 27 vitesh vetëm baltos. PS edhe në rastin e Tahirit mbajti një qëndrim duke i lënë prokurorisë të hetojë. Politika në vendin tonë është një instrument që gjatë këtyre 27 viteve është përdorur dhe shpërdorur. Krahas këtij transformimi pati dhe probleme. Brenda një familje të gjithë shqetësohen kur ka një problem” u shpreh Angjeli.

Të fundit