Flash News

KRYESORE

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, Sassoli gjatë vizitës në Shkup: Anëtarët e BE-së po ndryshojnë qëndrim

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, Sassoli gjatë

Vendimi i Brukselit për mos-hapjen e bisedimeve mund të ndryshojë brenda pak muajsh.

Ky është lajmi i mirë që komunikoi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se anëtaret e BE-së, të cilët kishin shprehur më parë rezerva për Maqedoninë e Veriut tani po ndryshojnë qëndrim.

“Jemi më të fortë sepse të gjitha institucionet evropiane janë në anën tonë dhe janë të bindura se Maqedonia e Veriut duhet ta fillojë procesin e bisedimeve sepse të gjitha kushtet për këtë janë arritur”, u shpreh presidenti Sassoli.

Të fundit