Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Arrestimi i Henri Çilit/ Alfons Zeneli kujton: Si më prangosën në ’98-n e kush u gëzua nga kolegët
Gazetari i njohur, Alfons Zeneli, ka marrë shkak nga arrestimi i botuesit dhe analistit, Henri Çili, për të kujtuar edhe një herë historinë e largët të shtatorit të vitit 1998 kur e arrestuan me një akuzë shumë të rëndë: “Organizim kryengritjeje të armatosur".
Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale, kujton se si të gjithë asokohe e mbështeten dhe vetëm dy emra të njohur dolën publikisht duke mbështetur arrestimin e tij, Fatos Lubonja dhe Alfred Peza.
“Kur më arrestuan në shtator të vitit '98 "për organizim kryengritjeje të armatosur" , opinioni publik, mediat dhe politikanët mbajtën një qëndrim të qartë kundër arrestimit tim. Në atë kohë isha drejtor i Radio Kontakt dhe buja e arrestimit tim i kaloi kufijtë e vendit. Jo nga shkaku i emrit tim por për arsyen e thjeshtë se arrestimi i një gazetari bën bujë. Siç e thashë pak më lart pothuajse të gjithë elementët politikë, publikë, mediatikë u shprehën kundër arrestimit tim.
Nuk e vë aspak në dyshim që do ketë pasur njerëz të cilët qenë gëzuar por që nuk mund ta shprehnin hapur e publikisht gëzimin e tyre pasi dihet që është turp. Vetëm dy persona dolën pro prokurorisë dhe i bënë asaj "aferim" që arrestoi një gazetar për motive të qarta politike : ish i burgosuri politik Fatos Lubonja dhe gazetari Alfred Peza. Vetëm këta të dy e shprehën publikisht gëzimin e tyre për aktin e prokurorisë. Natyrisht nuk u befasova nga qëndrimi i Alfred Pezës pasi në strukturën e tij botëkuptimore, unë armik i partisë dhe i pushtetit popullor figuroja ende.
Gëzimi i tij ishte i natyrshëm brenda kontekstit të "Zërit të Popullit". Asokohësh u habita me qëndrimin e Fatos Lubonjës i cili nuk kish shumë që kish dalë nga burgu politik. "Korri atë që mbolli", ishte shorehur në një gazetë të kohës duke nënkuptuar që unë, me demek, kisha folur aq shumë e aq keq kundër qeverisë sa që e kisha hak pretendimin e akuzës për të më dënuar me 25 vjet burg. E kujtova këtë sot me rastin e ndalimit të Henri Çilit”, shkruan në postimin e tij në Facebook, Alfons Gurashi.