Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Arrestohet anëtari i bandës së Llanajve, i dënuar me burg të përjetshëm në Itali
Është vënë në pranga një person i shumëkërkuar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, i njohur edhe ai anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë.
Në kuadër të operacionit ‘Selenica’, policia njofton në një konferencë shtypi se ra në pranga Tesi (Tesilvan) Basho nga Vlora. I konsideruar si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, Basho u dënua nga Gjykata e Torinos Itali në vitin 2016 me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasje", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit".
Më datë 24.01.2008, ai akuzohet se ka vrarë me armë zjarri dy persona që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ai vete për prostitucion. Po ashtu, Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali, duke përdorur çarçafët e qelisë.
Po ashtu, gjatë operacionit u ndalua edhe i vëllai i tij, Satilno Basho, pasi kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie".
Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-16-at-13.47.08-2.mp4"][/video]