Flash News

KRYESORE

Arrestohet e dyshuara që i dërgoi zarfin me helm vdekjeprurës Donald Trump-it

Arrestohet e dyshuara që i dërgoi zarfin me helm vdekjeprurës

Një grua është arrestuar në ShBA, pasi dyshohet si autorja e zarfit që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, që përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurës.

Sipas mediave amerikane, gruaja mbante një pistoletë në momentin kur u ndalua nga autoritetet.

Zarfi që dyshohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë. Prania e ricinit brenda zarfit u konfirmua pas testeve.

Sakaq Byroja Federale e Hetimit dhe Shërbimi Sekret po hetojnë për të zbuluar se si është vendosur kjo paketë.

Ricin është një përbërje  toksike bimore  e përdorur në komplotet terroriste. Ajo mund të përdoret në formë pluhuri ose acidi dhe  shkakton të përziera, të vjella dhe gjakderdhje të brendshme dhe mund të dëmtojë mëlçinë, shpretkën dhe veshkën. Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave të me ricin Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg.

 

Të fundit