Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Atentati/ Lela: Shkak është infektimi i zgjedhjeve, nuk duhet të habitemi për pasojat
Analisti Alfred Lela mendon se sulmi ndaj një prokurori të shtetit ishte diçka që pritej, e për pasoja të tilla është folur edhe më parë. “Ne flasim dhe flasim e nuk duhet të habitemi që pasoja është kjo. Nuk duhet të presim që Shqipëria të jetë pa atë që ndodhi në Shkozet, apo ngjarje para kësaj. Imperativi për mua është zgjidhja politike. Unë nuk mendoj që jemi ende pa u futur te vetingu. E pranoj që reforma në drejtësi i ka trembur disa prej këtyre personazheve. Jam dakord me timonin ri “KÇK”, megjithatë ‘kap çfarë të kapësh’ ndërkohë e pranuan se edhe infektimi i zgjedhjeve është pjesë e këtij trekëndëshi që jemi futur e duket se nuk po dalim dot. Pra janë pasoja të gjithë kësaj.”, tha Lela në emisionin “Real Story” në News 24.
Ai shtoi se ngjarje të ngjashme janë parë në Vlorë, në Shkodër, Durrës, Durrës, Fushë-Krujë.
“Duhet të dimë në është ngjarje në seri apo çfarë është. Kjo ngjarje ngre disa probleme kryesore që janë prona, mungesa e drejtësisë dhe përmasa politike që janë zgjedhjet, infektimi i zgjedhjeve. Më pëlqeu metafora e Vasjarit, që në fund populli e ha. Këtu te ne është populli që e ha në këtë film që është vënë në skenë nga politika dhe drejtësia”, shtoi analisti.