Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe tregon anën e saj romantike, puth bashkëshortin në publik dhe flet për ndjenja të vërteta

Aurela Gaçe është ndër artistet e rralla që gjërat i bën me pasion. E të madh shumë madje.

E para - që është shumë qartësisht e lexueshme - është muzika.

E dyta - siç thonë amerikanët "motherhood" - është mëmësia.

Dhe e treta - por jo më pak ë rëndësishmja - dashuron me gjithë qenien e saj.

Dhe për të treja këto, Aurela nuk ka as pikën e dyshimit apo supersticionit që t`i pranojë gjithmonë në publik, duke frymëzuar kështu çdo fansa a qoftë dhe ndjekës 'afatshkurtër' të sajin.

Aurela, sot do të mbajë një koncert shumë të rëndësishëm - padyshim dhe madhështor- në 'Amfiteatrin e Tiranës' dhe gjatë gjithë kësaj kohe, këngëtarja është përpjekur që të jetë e kujdesshme për çdo detaj. Por sipas saj, e gjithë kjo nuk do ishte e mundur pa Skerdin, bashkëshortin e Aurelës.

Pak më parë Aurela ka publikuar një video në Instastoty ku shfaqet duke u puthur në buzë me partnerin e saj dhe mbi video shkruan fjalët romantike.

Njeriu që më mban, ja kështu me dashuri. Ai ka gjithë ditën këtu, kujdeset për gjithçka”, shkruan Aurela.

Të fundit