Flash News

KRYESORE

“Babalja”, Gjata: Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranës fshehin përgjime të Alizotit me eksponentë të lartë të PS-së

“Babalja”, Gjata: Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranës

Në një konferencë për mediat nga selia blu, sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Tiranës se janë përdorur e janë vënë në shërbim të qeverisë Rama, për të fshehur përgjime lidhur me dosjen “Babale”.

Gjata siguron se ekzistojnë të tjera përgjime, ku Fredi Alizoti flet me eksponentë të lartë të PS-së, por këto përgjime prokuroria nuk i zbardh.

“PD ka publikuar përgjime zyrtare se si shteti është vendosur në shërbim dhe komandohet nga një ish trafikanti i dënuar Alfred Alizoti vetëm se mori përsipër dëshminë e rreme, se si në përgjimin e famshëm ‘Babalja’ kishte qenë ky dhe jo vëllai i ish-ministrit Xhafaj dhe kjo ishte bërë me urdhër të Edi Ramës. Përgjimet faktojnë përdorimin si seksion i Rilindjes të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranë, 4 prokurorë u përdorën politikisht për të shpëtuar nga përgjimet Geron Xhafën. Duhet të merreshin të pandehur Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ardi Velia dhe Albert Nushi dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje që të shpëtonte pushteti i Ramës.

Përgjimet e Prokurorisë faktojnë se pushteti e sajoi dëshmitarin e remë duke e paguar atë. Prokuroria nuk ka zbardhur disa përgjime me qëllim kur flet për Ballën dhe Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që tregon se pushtetin real e kanë kriminelët, se drejtori i policisë vihet në shërbim të tyre edhe në mes të natës. Narkotrafikantët flasin me politikanët më të lartë të rilindjes. Përgjimet faktojnë degradimin e Prokurorisë. Bllokimi i transmetimit të provave dhe fakteve skandaloze që implikojnë zyrtarë të policisë janë prova e Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin i faktuar edhe nga Zëri i Amerikës. Kemi shumë biseda që nuk po zbardhen nga Prokuroria me numrin e Taulant Ballës dhe Alizotit. Këta dy numra kanë biseduar me njëri-tjetrin. Krimet e Rënda janë vënë në shërbim të sekteve kriminale”, tha Gjata.

Të fundit