Flash News

KRYESORE

Balla i bindur që nuk do të ketë zgjedhje në tetor, kërkon ndihmën e opozitës për 2021-in

Balla i bindur që nuk do të ketë zgjedhje në tetor,

Sot është afati i fundit që partitë politike të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta pas anulimit të 30 qershorit.

LSI dhe PR kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim në këto zgjedhje, ndërsa nga PD akoma nuk ka një lëvizje.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat ngul këmbë se zgjedhjet e tetorit nuk do të zhvillohen dhe i kërkon opozitës bashkëpunim për zgjedhjet që sipas tij do të zhvillohen në vitin 2021.

“Nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës. Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, deklaroi Balla sot.

Të fundit