Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Mëngjesin e sotëm banorët e Shijakut kanë protestuar për ndërtimin e një inceneratori për grumbullimin e mbetjeve spitalore dhe veterinare dhe më pas asgjësimin e tyre afër një zone të banuar. Banorët shprehen se ky impiant i mbetjeve nuk duhet të ndërtohet në këtë zonë pasi shtëpitë e tyre janë vetëm disa metra larg. Ndërsa përfaqësues të firmës shprehen se janë brenda çdo norme ligjore pasi janë të pajisur me një lejë mjedisi nga Ministria e Mjedisit. Përfaqësues të bashkisë thonë se kompania ka marrë vetëm një lejë 32b, e cila është dhënë vetëm për autoklavën ku nëpërmjet saj realizohet asgjësimi i një pjesë të mbetjeve spitalore, kurse leja e dyte për incenerim është jashtë çdo lloj norme. Sa u përket kushteve të paraqitura ne në DRM-në e Durrësit, ata shprehen se nuk përkojnë fare me bazën ligjore. Akuzat e mësipërme kanë nxitur policinë të shoqërojë dhe të marrë në pyetje përfaqësues të firmës. Sipas ligjit duhet të dëgjohet dhe fjala e bashkisë për miratimin apo jo të këtij impianti të përpunimit të mbetjeve. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.