Flash News

KRYESORE

Bardhi: Shqipërisë i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni

Bardhi: Shqipërisë i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mendon se Shqipërisë i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni. Ai ka reaguar pas statusit të kryeministrit Edi Rama se në vend vijon pa pushim heqja e zhulit,  plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionar

"Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. 👊 Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, për sa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit.

Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. 🇦🇱🇪🇺", shkroi Bardhi në Facebook.

Të fundit