Basha: EPP mbështetje për pastrimin e politikës nga krimi

Nisma e Partisë Demokratike për vettingun në politikë ka marrë mbështetjen e Partive Popullore Euriopiane.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e Partive Popullore Europiane për betejën e opozitës për pastrimin e politikës nga krimi.

“Votimi për drejtuesit e EPP dhe rezolutat në Kongresin #EPPHelsinki. Pritet debati mes kandidatëve #alexstubb dhe #ManfredWeber mbi vizionin tonë për Europën e vlerave. #up2EU Mbështetje dhe vlerësim nga liderët e EPP për betejën tonë për pastrimin e politikës nga krimi”, shkruan Basha.