Flash News

KRYESORE

Basha mbledhje me të deleguarit në qarqe, ka disa porosi me rëndësi

Basha mbledhje me të deleguarit në qarqe, ka disa porosi me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një mbledhje me delegatët në qarqe, për të diskutuar për ristrukturimin e partisë, si edhe për hapat e radhës që do të ndiqen.

Numri 1 i partisë më të madhe opozitare në vend e shikon me mjaft rëndësi afrimin e të rinjve në këtë subjekt politik, e po ashtu edhe rikthimin e kontribuuesve të vjetër të partisë.

Synimi i PD-së është lufta dhe largimi i kryeministrit Edi Rama, i cili akuzohet si i lidhur me krimin e organizuar, si edhe organizimi i zgjedhjeve të ndershme në vend.

Ndërkohë, ditën e enjte, kryetari i PD-së do të ketë një takim me drejtorin e ri të Ballkanit në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik. Temë kryesore do të jetë kriza që ka përfshirë vendin. Gjithashtu takim do të ketë edhe me aleatët, ku do të flitet për hapat e opozitës në vazhdim.

Të fundit