Flash News

KRYESORE

Berisha: Keqardhja e Ramës e ndjerë, Çuko është hajdut thërrimesh

Berisha: Keqardhja e Ramës e ndjerë, Çuko është

Pas arrestimit të ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se reagimi i Ramës, ku shpreh keqardhje për Çukon, është i ndjerë, sepse sado të ketë vjedhur ai, është vite dritë larg me ato që ka vjedhur Rama.

Reagimi i plotë i Berishës:

Kallam Dështaku e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon!

Të dashur miq, me vrap pas arrestimit të Arben Çukos, Kallam Dështaku reagoi duke thënë: Keqardhje për Arben Çukon.

Unë mendoj se keqardhja e tij për hajdutin Arben Çuko është e ndjerë! Sepse sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite drite larg në hajni me ato që ka vjedhur Kallam Dështaku, Zho Zho apo ndonjë ministër tjetër. Krahasuar me këta, Çuko del hajdut thërrimesh! sb

Të fundit