Flash News

KRYESORE

Berisha tregon si ka degraduar operacioni ‘Forca e Ligjit’; Nga ikja e kriminelëve te arrestimi i prostitutave

Berisha tregon si ka degraduar operacioni ‘Forca e Ligjit’; Nga ikja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ditës së sotme në Shkodër, ku iu vendos tritol mjetit tip ‘Benz’ me targë AA 655 MK. Kjo makinë ishte në pronësi të shtetasit Admir Lishi, i cili është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe efektiv mbështetës në prapavijë. Ky i fundit nuk ishte në vendngjarje.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se operacioni ‘Forca e Krimit’ ka goditur përsëri në zemër të Shkodrës duke shtuat se autorët e njarjes ishin pranë vendit të ngjarjes ndërkohë që policia u mor me arrestimin e personave të tjerë.

“Operacioni 'Forca e Krimit' godet përsëri në zemer te Shkodrës! Shefit të antikrimit ekonomik i vihet tritol në makinë. Autorët po pinë kafe aty pari, task forca e Xhafes arrestoi disa ‘te superkerkuar’; tre prostituta!”, ka shkruar ish-kryeministri.

Ndërkohe, mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40-vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë nuk përjashtohen edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur.

Të fundit