Flash News

KRYESORE

Biseda me Putin, në Kosovë kërkohet shkarkimi i Hashim Thaçit

Mesditën e sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi një bisedë të shkurtër me homologun rus, Vladimir Putin në Paris, ku ndodhen për ceremoninë e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Takimi nuk është pritur mirë nga gazetari Berat Buzhala, i cili ka kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit të Kosovës. “Duhet të shkarkohet”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’, pa dhënë ndonjë argument.

Buzhala njihet si një ndër kritikët më të ashpër të Thaçit, aq sa pak kohë më parë u shpreh se nëse i ndodh diçka, e ka pikërisht nga Presidenti.

Hashim Thaçi takon Vladimir Putinin; premtimi që presidenti rus dha në Paris

Të fundit