Flash News

KRYESORE

Blindohet Tirana. Ja skema si do ruhet Kryeministria dhe Parlamenti

Blindohet Tirana. Ja skema si do ruhet Kryeministria dhe Parlamenti

Edhe pse opozita ka paralajmërur një protestë të qetë, forca të shumta policie janë bërë gati për të rrethuar institucionet kryesore të vendit.

Mësohet se rreth 1700 forca policie pritet të angazhohen pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Shpërdarja e policisë nuk do të ketë ndryshim nga protestat e tjera që janë zhvilluar deri tani nga opozita. Mes protestuesve dhe Kryeministrisë do të jetë një kordon me punonjës të rëndet dhe forcat “Shqiponja”, ndërsa grupi i forcave speciale do të qendrojë në prapavijë.

Pjesa tjetër do të jetë e pozicionuar pranë Parlamentit, ndërsa na gadishmëri pranë Kryeministrisë do të jetë garda e republikës. Në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në institucione apo të kërcënojnë shëndetin dhe jetën e punonjësve të policisë do të përdorë gaz lotsjellës.

Ambulancat dhe zjarrfikëset do të jenë gjithashtu në gadishmëri të plotë. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark. Autobusat si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të Veriut do të grumbullohen tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa te Jugut tek Fakulteti i Ekonomikut.

Të fundit