Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Blushi nuk bëri hajër me partinë por Zuckerberg investon miliona dollarë te “Libra”
Për Ben Blushin emri “Libra” nuk solli realizimin ëndrrës së tij, por për Mark Zuckerberg ky emër premton shumë. Aq shumë sa ai është gati që të investojë miliona dollarë.
E sigurisht në këmbim të marrë miliarda.
Platforma më e madhe e medies sociale, Facebook, do të investojë miliona dollarë në krijimin e një monedhe të re digjitale, të quajtur Libra.
Facebook ka vendosur që të futet në biznesin e parave digjitale e qëllimi është që njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve ËhatsApp.
Facebook do të krijojë Shoqatën Libra, dhe kushdo që paguan 10 milionë dollarë do të bëhet pjesë e saj. Me fondet e mbledhura, ata do të mbështesin të gjitha operacionet për monedhën e re digjitale.
Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë gjasa ta pranojnë atë në të ardhmen. Shqetësime se si do të mbrohen paratë, dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës.