Flash News

Bota

Biden i kërkon perëndimit që të krijojë aleancë kundër Kinës

Biden i kërkon perëndimit që të krijojë aleancë

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden do të nxisë vendet perëndimore t'i kundërvihen rritjes së ndikimit të Kinës. Kështu tha një ndihmës për BBC.

Gjatë takimit në Britani, Presidenti Biden do të propozojë krijimin e një aleance të re për të rivalizuar shpenzimet e Pekinit për infrastrukturën në vendet në zhvillim.

SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang. Udhëheqësit e G7-ës do të angazhohen për një plan të ri për të ndaluar pandemitë e ardhshme.

Masat përfshijnë shkurtimin e kohës së nevojshme për prodhimin e vaksinave dhe trajtimeve për Covid-19 në më pak se 100 ditë.

Burimi: BBC

Të fundit